1 vit pandemi, shifrat vijojnë të jenë të larta. 17 viktima në 24 orët e fundit

Shqipëria vijon të jetë në luftë të egër me Covid-19, pasi që prej shkurtit shifrat janë të larta. Në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 17 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1956. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, po në 24 orët e fundit janë realizuar 2708 testime, nga të cilat pozitivë janë 683 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë, Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Statistika (8 Mars 2021)

Raste të reja ditore 683
Të shëruar në 24 orë 697
Të shtruar në spitale 646
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2708
Testime totale 491,844
Raste pozitive 113,580
Raste të shëruara 75,887
Raste aktive 35,737
Humbje jete 1,956

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23519
Fier 2545
Vlorë 1709
Durrës 1686
Shkodër 1329
Gjirokastër 1243
Korçë 914
Elbasan 769
Lezhë 730
Berat 625
Dibër 346
Kukës 322

SHKARKO APP