1 vit pasi Covid-19 po ”sundon” botën, OBSH nis hetim për origjinën e virusit vdekjeprurës

Një vit pasi Covid-19 po ”sundon” botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë, nis hetim për origjinën e virusit vdekjeprurës. Një ekip prej 10 shkencëtarësh ndërkombëtarë do të udhëtojë drejt qytetit kinez të Wuhan muajin e ardhshëm për të hetuar origjinën e Covid-19.

Kina tani duket se nuk ka kundërshtuar hetimin e pavarur. Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg i kafshëve të gjalla në qytet.Por kërkimi për burimin e sëmundjes që gjunjëzoi botën ka shkaktuar mjaft tensione, sidomos me SHBA-në. Administrata e Presidentit Donald Trump,  ka akuzuar Kinën se po përpiqet ta fshehë shpërthimin fillestar të sëmundjes.

Një biolog i ekipit që do të verifikojë tani origjinën e pandemisë, se OBSH-ja nuk kërkon të drejtojë gishtin e fajit nga askush, por më shumë po përpiqet të parandalojë situata të ngjashme në të ardhmen. ”Në të vërtetë kjo nuk ka të bëjë me gjetjen e një fajtori, por me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të kuptojmë nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi ta reduktojmë rrezikun në të ardhmen”, tha Fabian Leendertz, nga Instituti Robert Koch.

Në ditët e para të epidemisë, virusi u gjurmua në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan, dhe u mendua se ai ishte pikërisht ku Sars Cov 2 bëri kapërcimin tek njerëzit, por ekspertët tani besojnë se virusi në atë treg thjesht mund të jetë amplifikuar. Raportet në mediat kineze kohët e fundit kanë sugjeruar se Covid-19 mund ta këtë origjinën jashtë Kinës.

SHKARKO APP