10 deputetët e pasur, që qiranë ia paguan shteti (LISTA)

Në mesin e 140 deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, janë 10 deputetë që përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë, në një shumë prej 35 mijë lekësh të reja.

Sipas listës të publikuar nga Top Channel, deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si të opozitës, ashtu edhe të pushtetit. Ata kanë shfrytëzuar të drejtën që iu japin ligjet (që i bëjnë vetë) sipas të cilave një deputet që nuk banon në Tiranë, i garantohet ndihmë financiare nga shteti.

Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni ”Exlusive” në TCh, pasuria e 140 deputetëve e mbledhur bashkë shkon në total rreth 150 milion. Në këtë llogari mungojnë deklaratat e pasurisë së deputetëve më të vjetër që nuk kanë deklaruar pasurinë para shumë viteve, por vetëm shtesat ndër vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?