10 gjyqet e humbura të qeverisë, në rrezik edhe 350 milionë euro

Shteti shqiptar ka humbur 10 gjyqe në arbitrazh në 10 vitet e fundit, kjo me vendime të formës së prerë, të përkthyera këto në qindra miliona euro. Më i kushtueshmi, me vlerë 110 milionë euro, është gjyqi i fituar nga Francesco Becheti, ndërsa mbeten të hapura pretendimet e një sërë kompanish që kërkojnë një shumë mbi 350 milion euro.

Shqipërisë i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit. Bëhet fjalë për dy vendime që kjo gjykatë ka dhënë në dëm të shtetit shqiptar dhe në favor të investitorëve privatë të përjashtuar nga Shqipëria.

Bashkë me 110 milionë euro që duhet të shkojnë në llogari të Francesco Becchetit, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë edhe 45 milionë euro në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, të cilat u kontraktuan në vitin 2012, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Pretendimet/detyrimet e mundshme të shtetit shqiptar

“Hydro dhe të tjerë…” F.Beccheti 110
Copri dhe Aktor 45
“Dondi (ITA) & Kubota (JAP) 90
“Arka Energy”, Akërnia 110
“Durrës Kurum Shipping” 100
Valeria Italia 0.5
TOTALI 453.5

SHKARKO APP