10 mijë faqe për Shqipërinë në “Panama Papers”

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi sot në emisionin “Opinion” se për Shqipërinë ka rreth 10 mijë faqe dokumente në skandalin “Panama Papers”.

Sipas tij këto dokumente mund të publikohen së shpejti. Hoxha tha se këto dokumente do të vijnë në Shqipëri në muajin maj.

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka sjellë në Opinion edhe një portret të plotë të Ismail Mulletit, shqiptarit të parë që iu publikua emri në skandalin e Panama Papers, si një nga biznesmenët që kanë fshehur paratë nëpërmjet studios ligjore Mossack dhe Fonseca në Panama. CV e pasur që nis në vitet 90 në fushën e kazinove, me lidhje të forta politike, por edhe i përfshirë në ngjarje të errëta të cilat ende nuk janë zbuluar, siç është vrasja e vëllait të tij dhe e një shoqëruesi….

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5f-UreluhFo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP