10 mijë makina në sitë – Kontroll i dyfishtë për kolaudimin

Duke nisur nga dita e hënë, të gjitha automjetet do të kalojnë në skanerin e task-forcës së transportit rrugor së bashku me policinë rrugore, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare.

Nw njoftim thuhet gjithashtu se autoritetet kanë evidentuar rreth 10 mijë automjete të cilat qarkullojnë  pa certifikatën e kontrollit teknik në bazë të analizës së të dhënave elektronike në sistemin e DPSHTRR.

“Task-forca është në terren për të kontrolluar linjat qytetëse, ndërqytetëse, transportin e udhëtarëve dhe transportin e mallrave”, thuhet në mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithashtu për të gjitha automjetet të cilat nga verifikimi në terren do të rezultojnë me probleme teknike, do të rikthehen për një kontroll të dyfishtë në kolaudim. Kjo procedurë synon minimizimin e ndotjes nga automjetet dhe rritjen e sigurisë rrugore,” bën me dije DPSHTRR.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?