10 mijë shqiptarë në një ditë kthehen në vendet e BE-së, radhë e pritje në Portin e Durrësit

Kjo e shtunë ka përkuar me pikun e fluksit të qytetarëve shqiptarë që nisen drejt Italisë dhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, ku jetojnë e punojnë. Sipas burimeve nga policia kufitare, mbi 10 mijë shtetas u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.

Fluksi i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të shërbimi, por pa mundur të shmangë vonesat.

Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi radhë te gjata dhe pritje disa orëshe.  Kjo situatë solli pakënaqësi tek pasagjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritja disa orëshe nuk mbetet i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet e larta të biletave, mungesa e kushteve në tragete mbetet një tjetër problem, kryesisht në kohë fluksi. Çmimi i biletave u rrit disa herë në mënyrë abuzive nga ana e agjencive të ndryshme pohojnë emigrantët të cilët po largohen.

Ata thonë se kanë kaluar disa ditë me të afërmit e tyre për pushime e për duke i takuar ata. Nga vendi i tyre largohen me përshtypje jo të mira, jo vetëm se kanë shpenzuar, para e kohë, por se pritshmëritë kanë qenë të tjera.

Në terminalin e pasagjerëve këtë vit është dhënë urdhër të mos lejohen mediat të filmojnë çfarë ndodh pas sporteleve të policisë.

Pak ditë më parë ishte një turist italian ai i cili filmoi një sherr masiv midis pasagjerëve dhe një punonjësi trageti, sherr i cili ndodhi si rezultat i pritjes së emigrantëve për disa orë në këtë terminal. Por në këtë zonë të portit media e ka të ndaluar të hyjë apo të filmojë.

Prefekti i Durrësit ju ka bërë thirrje autoriteteve  të krijojnë kushte e përshtatshme për kalimin pa pengesa të emigrantëve, pas incidentit të ndodhur.

Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fund fillim të shtatorit, kur emigrantet kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?