10 mijë vaksinime në ditë, Ministria publikon shifrat

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po vijon me shifra të larta. Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60-vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 680,083 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Prej tyre, 223,103 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

Po kështu, procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

SHKARKO APP