10 minuta në fushë, ylli i Premier League pëson dëmtim të rëndë në nisje të sezonit

Ndeshja për javën e parë të Premier League midis Nottingham Forest dhe Bournemouth u vonua për shtatë minuta pasi ylli brazilian i vendasve, Danilo pësoi një dëmtim horror në kyçin e këmbës vetëm 10 minuta pasi startoi sfida.

Mesfushori i Forestit sfidoi Antoine Semenyo në një duel ajror për topin dhe gjatë uljes në fushë dëmtoi rëndë këmbën e tij të majtë, duke e vendosur në tokë në një pozicion të panatyrshëm.

Gjyqtari Michael Oliver e vuri re menjëherë ashpërsinë e dëmtimit dhe ndeshja u ndërpre pasi stafi mjekësor u fut me nxitim në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Danilo trajtohej në fushë, anëtarët e ekipit mjekësor krijuan një pengesë mbrojtëse rreth tij. Pasi u hoq kjo, tifozët dhe lojtarët u qetësuan kur panë Danilon duke bërë një gjest me gishtin e madh drejt mjekëve, pak para se të largohej nga “City Ground” me barelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?