10 mln euro, çmontohet banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë

Një grup hajdutësh profesionistë kanë rënë në prangat e Policisë së Spanjës. Një bandë me origjinë shqiptare që grabiti shtëpitë në lagjet luksoze përfundoi në pranga. Këta persona ushtronin dhunë ekstreme, duke arritur deri aty sa i kërcënonin viktimat me armë zjarri, duke i mbajtur të lidhur gojën gjatë grabitjeve.

Shqiptarët e arrestuar janë 7 dhe akuzohen për deri në 16 grabitje, megjithëse mund të ketë edhe më shumë. Gjatë grabitjeve të tyre ata zgjidhnin me shumë kujdes atë që merrnin, gjithmonë sende të markave luksoze. Këto “goditje” çuan në grumbullimin e një plaçke që kap vlerën e më shumë se 10 milionë eurove.

Gjatë grabitjeve, anëtarët e grupit kriminal fshehën fytyrat, të veshur tërësisht me të zeza dhe me doreza. Ata ishin të interesuar vetëm për para, bizhuteri dhe sende luksi që mund t’i mbanin lehtësisht në çanta shpine në një automjet mbështetës që i priste jashtë shtëpive. Këto makina ishin me targa false dhe përdoreshin për arratisje.

 

SHKARKO APP