10 pengesat e biznesit në Shqipëri, BB: Në vend të parë, norma e taksave

Banka Botërore ka publikuar anketën e sipërmarrjeve për Shqipërinë, ku mes shumë indikatorëve rezulton të jetë edhe një listë e pengesave kryesore për biznesin që operon në vendin tonë. Lista rendit pengesat sipas zgjedhjes së vetë biznesit.

Në vend të parë, me 21.1% renditet norma e lartë e taksave. Në vend të dytë ndërkohë, ndjek informaliteti në ekonomi, me 11.3% dhe në vend të tretë trajnimi dhe arsimimi i dobët i punonjësve, me 9%. Lista vijon më tej me transportin, korrupsionin, paqëndrueshmërinë politike, energjinë  elektrike, gjykatat, licensimi i biznesit dhe në fund fara administrata tatimore. Në 7 nga 10 pengesat kryesore të të bërit biznes në vendin tonë, norma rezulton të jetë me e lartë se në vendet e Europës dhe Azisë qendrore. Në tre të tjera ndërkohë, duket se problemi është më i vogël se në këto vende, dhe ato janë: informaliteti, paqëndrueshmëria politike dhe administrate tatimore.

Por, renditja e këtyre pengesave ndryshon sipas madhësisë së ndërmarrjes. Për ato të vogla dhe ato të mëdha, norma e taksave radhitet si problemi kryesor, ndërkohë që për bizneset e mesme, informaliteti është pengesë më e madhe. Për bizneset e mesme dhe të mëdha ndërkohë, mungesa e edukimit të përshtatshëm të forcës së punës renditet si pengesa numër dy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?