10 policë humbin betejën me Covid-19, të karantinuar janë 280 efektivë

Covid-19 ka prekur deri më tani në Shqipëri, 26,701 qytetarë dhe mes tyre ka edhe policë, avokat, mësues. Më shumë se 9 muaj pandemi, bilanci është tepër i rënduar. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 10 avokatë, 10 policë, 8 mësues. Avokati Saimir Vishaj, thotë seavokatët po punojnë në kushte shumë të vështira pune, në salla shumë të vogla, ku është e vështirë që të ruhet distanca, teksa ka një kërkesë për qeverinë.

“Pak minuta më parë ka vdekur dhe një avokat në Tiranë, çka e çon në 10 nr e avokatëve të vdekur nga COVID. Kemi punuar në kushte të vështira në seanca pa distancë. Jemi munduar që edhe në këtë kohë pandemie të mos vëmë në rrezik jetët tona. Të pezullohen taksat dhe tatimet e avokatëve për sa kohë nuk punojnë. Në një metër katror 1 njeri, mungesa e oksigjenit në institucionet që ne punojmë është tepër e madhe. Ajo që na shqetëson më shumë është edhe fakti që sot gjykatat janë të mbyllura. 10 janë në Berat Tiranë, Gjirokastër. Janë të moshës 50- 60 vjeç”, tha Vishaj.

Situatë e rëndë është edhe në radhët e uniformave blu. 280 policë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po kurohen në shtëpi, teksa fatkeqësisht 10 efektivë e kanë humbur këtë betejë.

SHKARKO APP