10 rrugë të reja me pagesë në Tiranë

Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.
Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë. Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:
1.Siri Kodra
2.Petronini Luarasi
3.BLV.Bajram Curri(Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)
4.Janosh Huniadi
5.Liman Kaba
6.Perlat Rexhepi
7.Dëshmorët e 4 Shkurtit
8.Skënder Luarasi
9.BLV.Bajram Curri(Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)
10.Rr. e Kavajës ( Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

“Shembull(AA111AZ B) ose ( TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?