10 ton hashash në bordin e një anije peshkimi në brigjet italiane, 9 të arrestuar

Një sasi rekord hashashi është kapur nga policia italiane 130 milje në jug të brigeve siciliane.

10 ton hashash ishte fshehur në një anije peshkimi, ku Guardia di Finanza në bashkëpunim me seksionin e operacioneve detare të Catania bëri të mundur arrestimin e 9 anëtarëve të ekuipazhit që ndodheshin në anije.

Anija e peshkimit e quajtur “Quest” kishte të varur flamur holandez, pas kontrollit të policisë u zbulua droga e vendosur brenda saj në pako me kode përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?