10 Urdhëresat e Papës për ndryshimin e Botës

 

Papa Françesku lëshoi një deklaratë në lidhje me mjedisin, duke e quajtur “revolucioni kulturor” për të ndryshuar mënyrën e jetesës sonë, nga varësia jonë karshi teknologjisë tek trajtimi i të varfërve.

10 nga urdhëresat kryesore të Papa Françeskut të cilat duhet t’i ndjekë çdokush janë:

1-Të mendojmë për brezat e ardhshëm: “Çfarë bote kemi ndërmend t’i lëmë atyre që do vijnë pas nesh? Fëmijëve tanë që po rrisim tani?

 2-Të përqafojmë burimet alternative të energjisë: “Ne e dimë se teknologjia e bazuar në përdorimin e burimin e papastërtive duhet të zëvendësohet sa më parë”

3- Merrni parasysh impaktin e ajrit të ndotur tek të varfërit: “Prekni zemrat e atyre që mendojnë vetëm për përfitime në kurriz të të varfërve dhe të tokës”

4-Përdorni autobuzin: “Shumë specialistë i bashkohen idesë për të bërë prioritet transportin publik”

5- Jini të përulur: “Nuk jemi Zoti. Toka ishte këtu para nesh dhe është dhuratë që na është dhënë neve”

6- Mos u bëni skllevër të smartphone-ve tuaj: “Dija e vërtetë nuk kërkohet nga akumulimi i të dhënave të shumta në një celular, gjë që na çon në konfuzion dhe në një lloj ndotjeje mendore”

7- Mos zëvendësoni marrëdhëniet e vërteta me ato online: “Marrëdhëniet e vërteta…tani kanë tendencën të zëvendosohen nga një lloj komunikimi virtual që na bën t’i shmangeni dhe eliminojmë ato të vërtetat.

8- Fikni dritat, ricikloni dhe mos shpërdoroni ushqimin: “Përgjegjësia mjedisore ka efekt domethënës në ambjentin rreth nesh, si përshembull shmangia e përdorimit të letrës dhe plastikës, të gatuajmë vetëm atë që konsumojnë në mënyrë të arsyeshme, të mbjellim pemë, të fikim dritat e panevojshme”.

9- Edukoni veten: “Ekziston një lloj fisnikërie në detyrën për të t’u kujdesur për veprimet tona të përditshme, dhe është e mrekullueshme mënyra se si edukimi ndryshon mënyrën e jetesës sonë”.

10-Të besoni se ju mund të bëni diferencën: “Ne duhet të rifitojmë bindjen se kemi nevojë për njëri-tjetrin, se kemi një përgjgjësi të përbashkët për të tjerët dhe për botën dhe të jeni i mirë është diçka me vlerë”.

SHKARKO APP