10 vite në UNESCO: 7 arsye pse duhet ta vizitoni Beratin

Pas një organizimi të Komitetit të Trashëgimisë Kulturore në Kanada, më 8 korrik të vitit 2008 Berati u pranua në UNESCO (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization), Organizatë e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën. Një qytet i vogël që pranohet nën kujdesin e organizatës më të madhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore ishte padyshim ngjarje e madhe.

Së pari, përmendim sigurisht kalanë e qytetit, brenda mureve të së cilës jetojnë ende banorë të qytetit. Pasi të keni ecur në rrugët e pjerrëta me kalldrëm, një piknin nën hijen e pemëve, me pamjen e lagjes së Goricës do të ishte fantastike për ta ndryshuar pak rutinën e verës.

Meqë përmendëm lagjen e famshme, le të flasim pak për dy ndër destinacionet më të fotografuara të qytetit. Të dyja lagjet kanë karakteristikë rrugicat e ngushta me kalldrëm. Mangalemi duket sikur imiton formën e një piramide me shtëpitë e bardha që mbivendosen me njëra-tjetrën. Prandaj edhe Berati ka marrë emrin si “Qyteti i një mbi një dritareve”. Ishte pikërisht kjo lagje që bindi “The Telegraph” për ta renditur Beratin në vendin e dytë midis 30 qyteteve më të bukura në Europë.

Ne mund të flasim shumë gjatë për historinë dhe kulturën, por të gjithë e dimë se këto çështje s’i kemi shumë të preferuara gjatë verës, ndaj i lëmë për më vonë. Le të përqëndrohemi më shumë tek guida jonë verore.

Gjatë mbrëmjeve, mund të freskoheni me një pije të ftohtë buzë shëtitores kryesore të qytetit dhe më pas të shëtisni në këmbë afër Urës së Goricës dhe Urës së Varur.

Meqë jemi tek shëtitjet, mos harroni të merrni një akullore ose ëmbëlsirë Mont-Blanc. Ju garantojmë se janë ndër më të mirat që mund të shijoni, të përgatitura me qumësht natyral.

Adhuruesit e maceve do kenë një gëzim të dyfishtë. Në një blog udhëtimesh, një vizitor i huaj rendit si një ndër 3 arsyet kryesore që duhet ta vizitoni Beratin, pas historisë dhe arkitekturës, macet.

Po, rrugicave të qytetit mund të gjesh macet më miqësore që të kanë zënë sytë, të pastra dhe të ushqyera mirë. Nuk e dimë mirë këtë lidhjen e banorëve me macet, ndaj le të mbetet enigmë.

Gjithashtu një tjetër i lezetshëm që vlen të përmendet: dedikimet me gurë. Gjatë ditëve kur Osumi nuk është nuk ka shumë ujë, njerëzit zbresin poshtë Urës së Varur dhe lënë dedikime duke formuar me gurë fjalë të ndryshme në rërë.

Përgjithësisht shkruajnë “Të dua” ose mesazhe të tjera personale. Ndaj pse të mos keni dhe ju një kujtim të tillë? /Anabel/

SHKARKO APP