“10 vite TEG”, qendra tregtare shembull i bashkëpunimit shqiptaro-amerikan

Qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, TEG, ka 10 vjetorin e saj të themelimit këtë vit. I ndodhur në një nga zonat më të qeta të Tiranës, qendra shërben jo vetëm si një vend-ndodhje e preferuar për blerje, por edhe si një pikë takimi për të kaluar kohën e lirë në mbi 95 mijë metrat katrore dhe 150 dyqanet e saj. Të gjithë e njohin TEG por shumë pak e dinë që pas këtij suksesi qëndron një bashkëpunim shqiptaro-amerikan. Në këtë 10 vjetor, dy bashkë-drejtuesit e Fondit shprehen pozitiv për suksesin.

“Ajo çka na ka lidhur ne ishte vizioni që grupi BALFIN shikonte zhvillimin e kompanisë së tij, na ka tërhequr eksperienca e grupit, standardet që aplikon grupi BALFIN. Tek BALFIN ne kemi gjetur një kompani që tentonte drejt strukturimit, që kërkonte qeverisje të mirë, me transparencë dhe me vizionin për të krijuar vlera nëpërmjet investimeve”.

Përveç TEG, Grupi BALFIN dhe AAEF kanë bashkëpunuar edhe në sjelljen e një koncepti inovator për Shqipërinë. Parku Logjistik i Tiranës, TLP, u ndërtua falë vizionit të përbashkët që kishin të dy partnerët për t’i ofruar bizneseve të vendit shërbime logjistike të një standardi ndërkombëtar.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor, i themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, dhe aktualisht ndodhet dhe operon në 7 shtete në Ballkan dhe Evropën Perëndimore.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve u krijuar në 1995 dhe ka investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri. Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë.

SHKARKO APP