10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollën private në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa ka qenë në shkollë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën private “World Academi of Tirana”, në zonën e Farkës, teksa e mitura është dërguar drejt spitalit me urgjencë për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?