10 vjet pa Dritan Hoxhën, si e kujtojnë vajzat e tij

Dita e sotme është një ditë e trishtë për familjen Hoxha, është 10 vjetori i ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias, që revolucionalizoi historinë e televizionit në Shqipëri.

Dritan Hoxha humbi jetën në një aksident automobilistik në Tiranë para 10 vitesh. Përveç Lorit ai ka edhe dy vajza të tjera Sarën dhe Redian, si dhe djalin Itan.

Ka qenë, e para motra më e vogël e familjes Hoxha, Redia, e cila i ka dërguar Lorit, një mesazh vërtet të ndjerë, ashtu siç realisht mund të vijnë fjalët dhe përjetimet në një ditë të veçantë si kjo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E di që je e trishtuar, kështu që nuk do të uroj një ditë të mirë. Në vend të kësaj, të këshilloj të kesh thjesht një ditë. Qëndro e gjallë, ushqehu mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja jote. Deri atëherë, kalo një ditë tjetër”, i shkruan në mesazh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?