100 aplikime online për “Shtëpia ime” në Durrës

Rreth 100 aplikime janë kryer online nga qytetarët gjatë ditës së sotme në bashkinë e Durrësit për programin e rindërtimit. Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj ftoi qytetarët që të bëjnë vetëdeklarimin pranë sporteleve në çdo njësi administrative.

“Deri në orën 15:10 në sistemin e aplikimit online për programin e rindërtimit në bashkinë e Durrësit janë shënuar 100 aplikime. Ftoj qytetarët që të bëjnë vetëdeklarimin pranë sporteleve në çdo njësi administrative,ku asistohen nga stafi i trajnuar- deklaroi Varfaj.
Aplikimet po bëhen jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative Manëz, Ishëm, Rrashbull, Katund i Ri dhe Sukth.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti i fortë, i 26 nëntorit duhet që të aplikojnë në platformën online të rindërtimit dhe të deklarojnë të dhënat për pasojat që ka shkaktuar tërmeti në banesat e tyre. Nëpërmjet platformës, qytetarët do të shohin online ecurinë e kërkesës dhe rindërtimit të shtëpisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?