”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Shqiptarët me fitimet më të ulta mujore në Europë

Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar këtë se qeveria ”Rama” ka bënë që shqiptarët të jenë me fitimet më të ulta mujore në Europë, ku duke i’u referuar një raporti nga Eirostat, thuhet se gjysma e punonjësve marrin më pak se 302 euro.

Sipas Eurostat, fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mediane mujore varionin nga 4 057 euro në muaj në Danimarkë në 442 euro në Bullgari.

Teknologjia e informacionit në Shqipëri, sipas Eurostat ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, që është të paktën sa gjysma e shtetit që jep më pak për këtë profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mijë euro/muaj).

Në vendet e BE-së ata paguhen mesatarisht mbi 2 mijë euro, në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 4 mijë euro dhe rekordin e mbajnë sërish Norvegjia dhe Zvicra më përkatësisht 6.2 dhe 8.2 mijë euro/muaj.

SHKARKO APP