”100 ditë, 100 arritje”, Rama: 12 qendra historike qytetesh u restauruan
Kryeministri Edi Rama, solli në vëmendjen e publikut restaurimin e qendrave historike të qyteteve, të cilat kanë sjellë zhvillim ekonomik dhe më shumë turizëm.
Teksa kanë mbetur 25 ditë, Rama ka pyetur ndjekësit me anë të një story në Instagram: Sa qendra historike qytetesh u restauruan në 7 vjet ? 5 qendra apo 12 qendra.
Më pas në storyn pasardhës Rama faton dhe përgjigjen: 12 qendra historike qytetesh u restauruan duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme e duke rritur ekonominë e turizmin e zonave përkatëse. Qendrat historike të restauruara këto vite janë ato në Krujë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Voskopojë, Vuno, Dhërmi, Përmet, Kaninë e Theth.