100 ditët e para të PD në qeverisje, Teliti tregon çfarë ndodh

Dorjan Teliti ka dhënë disa detaje nga programi ekonomik i PD në lidhje me rimbursimin e TVSH-së për bizneset prodhuese dhe ato eksportuese. Ai thotë se PD-ja në angazhimin e saj të 100 ditëve të para te qeverisjes, do të ofrojë rimbursim real dhe në kohë të TVSH-së për sipërmarrjen dhe prodhuesit shqiptarë.

Postimi i plotë

Pa prodhim, nuk ka ekonomi. Pa prodhim, nuk ka mirëqenie. Biznesi duhet mbështetur me politika të qarta, procedura të reduktuara dhe transparente. Por mbi të gjitha, duhet t’i jepet fund diskrecionit ministror në rimbursimin e TVSH-së!

Swiss Digital Desktop Reklama

PD angazhohet për:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rimbursim automatik të TVSH-së çdo muaj për bizneset prodhuese që eksportojnë, duke e kompensuar me detyrimet tatimore të periudhës korente.

Heqjen e kontrolleve të shpeshta dhe burokratike – vetëm një kontroll vjetor sipas riskut të sistemit.

Ekonomia nuk zhvillohet me propagandë, por me vizion, guxim dhe politika të duhura ekonomike.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që mbron biznesin prodhues dhe krijon kushte reale për zhvillim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?