100 euro me klientë “VIP”. Si prostituoeshin 3 adoleshentet në hotelin në autostradën Tiranë-Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga rrjeti i prostitucionit që drejtohej nga 37-vjeçari Gentian Gaxha, i cili u arrestua sot nga Policia e Durrësit.

Tre vajzat e mitura me inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. 17 vjeçe secila, që shfrytëzoheshin si prostituta nga Gaxha ishin nga Durrësi, Kuçova dhe Burreli, raporton “News24”.

Ka qenë pikërisht një grua ajo që ka rekrutuar vajzat, e më pas ato janë marrë në dorëzim nga 37-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se adoleshentet ishin strehuar në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, dhe u gjenin klientë “vip”. Gjithashtu është mësuar se pagesa për çdo klient varionte në jo më pak se 100 euro. Sipas policisë, dyshohet se është një rrjet i gjerë që merret me trafikimin dhe rrjetin e prostitucionit që u gjente klient ‘vip’ 17-vjeçareve.

Swiss Digital Mobile Reklama
1 / 3

Gentian Gaxha

Si u zbulua rrjeti i trafikut

Rrjeti i trafikut u zbulua falë një kallëzimi të një nënë nga Durrësi më 28 dhjetor. Ajo denoncoi largimin nga banesa të dy vajzave të saj, 14 dhe 17 vjeçe. Pasi kishte hetuar policia, vuri re se dy vajzat ishin rekrutuar nga një grua dhe më pas ajo ia kishte “shitur” 37-vjeçarit, që ishte pjesë e trafikut.

Burime nga grupi hetimor pohuan se 37-vjeçari kishte shfrytëzuar për prostitucion 17-vjeçaren, dhe jo 14-vjeçaren, e cila ishte kthyer në shtëpi. Ngjarja në fjalë nxiti për nisjen e hetimeve, duke zbuluar kështu trafikun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?