“100 fshatrat”, Qelza e Pukës një destinacion i ri turistik
E përfshirë në projektin “100 fshatrat” fshati Qelez në bashkinë e Pukës, po përjeton rikthimin e shpresës. Qelza nëpërmjet këtij projekti pritet të kthehet në një prej destinacioneve më të kerkuara nga turistët.
Banorët e zonës e mirëpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë kthimin ne shtëpitë e braktisura të cilat duan t’i kthejnë në bujtina.
Ndërtimi i rrugës Qelëz-Brigjet e Liqenit të Komanit do e kthejë këtë zonë të virgjër në një ndër më të vizituarat në veriun e vendit.
Banoret thone se Qelza ka shumë atraksione turistike si kullat karakteristike, apo shpellat plot legjenda, si mjaft i veçantë është edhe lundrimi në liqenin e Komanit, pa lënë pas gatimet tradicionale që aq pëlqehen shumë nga turistët e huaj.
KOHA JONË SONDAZH

