100 lopë të vjedhura. Prokuroria mbyll hetimet
Bandat e grabitësve të bagëtive po bëjnë “kërdinë” në fshatrat përreth kryeqytetit. Kasollja e Ismet Dushkut në Mjull Bathore, vetëm 7 klm nga Tirana, sot është bosh. 2 lopët që i kishte blerë 4 mijë euro, grabitësit ja morën në mes të natës.
“Para 1 jave vodhën 5 copë në Farkë, kjo punë është përditë. Si ka mundësi policin e shohim përditë, hajdutët nuk kapen. Ja ku është Mjull-Bathorja, kryeministrin e dëgjojmë edhe kur flet në Tiranë. Pa punë jemi, kjo është jeta jonë, ky ishte punësimi”, thotë Ismet Dushku.
Haki Domi është një tjetër banor i zonës që i kanë grabitur lopën. ”Bashkëpunon policia me hajdutët se s’ka mundësi të vidhen 100 e ca lopë edhe mos gjehen hajdutët”, thotë ai.
Grabitja e bagëtive është kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë territorin e vendit. Sipas informacioneve grabitjet kryen nga grupe të armatosura, ndërsa gjatë muajve të fundit policia nuk ka zbuluar asnjë rast. Dyshimet janë se kafshët përfundojnë ne thertore e më pas në treg për mish. /TCH/
KOHA JONË SONDAZH

