”100 mijë lekë të vjetra për një shërbim”, minorenet po bëjnë prostitucion në qendrat e masazhit në Tiranë
Skema të mirëfillta të prostitucionit janë zbuluar nga policia në qendrat e masazhit në Tiranë, dhe në këto qendra janë të punësuara edhe vajza minorene. Gazetarja Aida Topalli, thotë se tarifat maksimale shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që shërbimet mund të ofrohen dhe me një çmim më të ulët.
Ajo shtoi se 80% e kësaj shume shkon te pronari i qendrës së masazhit, ndërkohë që vajza e cila shet trupin merr vetëm 20% të vlerës së shërbimit.
“Çmiment nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të lira. Vajzat marrin 20% të tarifës që jepet nga klienti. Për pjesën e rrogës nuk e di, por për pjesën e shërbimit ekstra merr 20%, ndërsa 80% shkojnë te pronari i qendrës së masazheve. Pronarët arrijnë të pasurohen, ndërsa vajzat që punojnë në qendrat e masazhit jo, pasi tarifa më e madhe kalon te pronari”, tha gazetarja për ”Euronews Albania”.