100 mijë shoferë të droguar ecin në rrugët e Shqipërisë

Rreth 100 mijë drejtues automjetesh dyshohen se qarkullojnë kur janë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo shifër kaq e lartë sipas ekspertëve të sigurisë rrugore ka ndikuar edhe në përkeqësimin e rasteve me aksidente fatale këto dy muajt e fundit.

Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Shpejtësia tejnormave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore. Gjatë muajve, shtator-tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike.

Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u gjobitën nga Policia Rrugore më shumë se 4600 drejtues mjetesh dhe 31 prej tyre u arrestuan, pasi udhëtonin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 170 km/h.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?