100 milion të krishterë, viktima të diskriminimit, persekutimit e dhunës në botë

 

100 milionë të krishterë në botë janë viktima të diskriminimit, persekutimit e dhunës. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga dosieri i publikuar i organizates fetare “Karitas Italia” dhe i prezantuar së fundmi në Romë.

Në dhjetë vendet e para me numrin më të madh të persekutimeve kundër minorancave e grupeve etniko-fetare renditen shtetet e Lindjes së Mesme Siria e Irak, influencuar sidomos nga terrorrizmi i shtetit Islamik ISIS, vendet aziatike si Afganistan, Pakistan, Myanmar, e ato afrikane si Somalia, Sudan, Republika e Kongos, Sudan i Jugut e Republika e Afrikës Qëndrore.

Në Korenë e Veriut nën diktatorin Kim Yong ekzistojnë rreth 50 deri në 70 mijë të krishterë të burgosur. Prej vitit 2013 deri në tetor të 2014, 4344 të krishterë janë vrarë për shkak të besimit të tyre, e rreth 1062 Kisha janë shkatërruar në botë.

“Të persekutuarit. Të krishterë e minorance nën kthetrat e terrorrizmit e të emigrimit të forcuar”, titullohet ky raport i Karitasit i cili vë theksin mbi një fenomen që dhe pse është apeluar disa herë nga Papà Francesko, nuk ka ende vëmëndjen e koshiencën e duhur të Perëndimit.

“Kisha nuk i harron të krishterët e persekutuar në Irak dhe i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të mos rrijnë duarkryq para këtyre krimeve”.

Kështu shkruan Papa Françesku në një letër për ipeshkvin ndihmës të Jeruzalemit të Latinëve, imzot Maroun Lahham, i cili është njëkohësisht edhe vikar patriarkal për Jordaninë.

Pikërisht këto ditë përkujtohet përvjetori i parë i mbërritjes në Jordani të irakenëve të përzënë me forcë nga xhihadistët e Shtetit Islamik e Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, imzot Nunzio Galantino, do të zhvillojë një vizitë pune ne këtë shtet e ku do të vizitojë disa kampe refugjatësh të krishterë.

Ati i Shenjtë e ngre zërin kundër “persekutimeve mizore, çnjerëzore e të pashpjegueshme ndaj viktimave të fanatizmit dhe e intolerances, shpesh para syve e në heshtjen e plotë të të gjithëve. Janë martirët e sotëm – thekson Papa – të poshtëruar e të diskriminuar për besnikërinë e tyre ndaj Ungjillit”.

Papa Françesku bën thirrje për solidaritet e për lutje, duke falenderuar edhe të gjitha ato bashkësi, që kanë dhënë një kontribut sado të vogël për të ndihmuar këtë dëshmitarë të Krishtit.

Papa i drejtohet edhe opinionit publik botëror, duke i kërkuar të jetë “gjithnje e më i vëmëndshëm, më i ndjeshëm e te reagoj para persekutimeve kundër të krishterëve e pakicave të tjera fetare”.

Ati i Shenjtë uron që “bashkësia ndërkombëtare të mos qëndroj në heshtje e duarkryq para këtij krimi të papranueshëm, që dhunon të drejtat më themelore të njeriut dhe i pengon popujt, kulturat e fetë të bashkëjetojnë.”

Intoleranca e fanatizmit fetar, e ideologjik, nënvizon raporti i Karitasit, ndihmohet nga sisteme institucionale që nuk njohin lirinë fetare e nga strategji politike të krijuara nga regjime totalitare.

SHKARKO APP