Drejtimi i xhamisë së Namazgjasë, analisti Sulo: Myslimanët rrezikojnë të përçahen, kontrolli në dorën e Turqisë

Analisti Arion Sulo ka pikëpyetje lidhur me drejtimin e xhamisë së Namazgjasë që u inaugurua sot në Tiranë nga presidenti turk Erdogan. Ai tha se fondacioni nuk është krijuar akoma dhe se kjo xhami, më e madhja në vend, nuk do të jetë nën kontrollin e KMSH, por të Turqisë. Fondacioni do të ketë një bord drejtimi dhe kompromisi i vetëm me Shqipërinë është që në bord do të jetë Gazment Teqja, i cili është edhe imami. Analisti shtoi se kjo do të jetë në kurriz të besimtarëve myslimanë që rrezikojnë të përçahen.

”Fondacioni nuk është krijuar akoma, kjo është një ndër nga pikat e errëta. Kemi një kontroll turk ndaj xhamisë në vendin tonë. Çdo xhami është nën juridiksionin e KMSH, kjo jo. Pala turke është drejtoria e çështjeve fetare. Ky fondacion do ketë një bord drejtimi dhe do të jetë Gazment Teqja, ky është kompromisi i vetëm.

Teqja ka thënë do të jem dhe imami, kryeministri përdori fjalën kryekujdestari. Në një bord dimë vetëm një anëtar, sot nuk ishte i ftuar kreu i KMSH dhe kjo nuk ishte rastërsore. Kishte 5 vjet që nuk inagurohej për këtë çështje dhe nuk i ka dashur aty. Është pikëpyetje e madhe si do operojë ky bord, nuk dua të bëj parashikim, por kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që nën juridiksionin e KMSH të mos jetë xhamia më e madhe në vend.

Është një kompromis në kurriz të besimtarëve myslimanëve shqiptarë që rrezikojnë të përçahen në dy rryma, gylenista dhe erdoganista. Kjo është lejuar nga kryeministri shqiptar”,-tha në ”Top Story”.

SHKARKO APP