100 minuta kokë me kokë Meta-Rama.Çfarë u tha?

 

 

Edi Rama si një aktor hollivudi, me duar ndër xhepa e me një shpoti për gazetarët që donin të dinin për të informuar publikun se çfarë po ndodh mes tij dhe Ilir Metës, ngjiti shkallët për tek zyra e kryeparlamentarit. Qëndruan, të dy, 100 minuta të mbyllur në zyrën e punës së kreut të parlamentit dhe kur doli kryeministri Rama tha një fundjavë të këndshme për gazetarët dhe siç erdhi, iku, me duart në xhepa. Kurse Ilir Meta mësohet se ka thirrur bashkëpunëtorët e tij dhe ministrat,sapo Edi Rama po kalonte bulevardin në këmbë, si një Pasha që ka gjithçka nën kontroll. Këtë përshtypje donte të jepte Edi, ndonëse në mendje i zienin mendime se edhe mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, se nuk kishte rënë dakort me Metën edhe  gjatë qëndrimit 100 minuta me të, ballë për ballë. Meta i ka kërkuar ndryshime radikale në qeveri , tregon një burim qeveritar,sepse kemi rënie në publik nga reformat represive kurse njëshi i Ekzekutivit nuk ka pranuar me arësyetimin se “ministrat janë të mirë”.

Ka një variant, që nuk mund të konfirmohet saktësisht, se debati mes tyre është përqëndruar tek një pikë e dytë se përse kryeministri dërgon sinjale Tom Doshit dhe Dritan Priftit që godisni, ndërkohë që asnjërit nuk i janë kontrolluar bizneset nga tatimet.

Një gjë dihet e saktë: nëse do të ishin marrë vesh me njeri tjetrin atëhere do të kishin dalë të dy, si para dy viteve, si dy “të dashuruar” përsëdyti e do të kishin gjetur si gjoja rastësisht udhën për nga gazetarët për të thënë: “Kush ka thënë se ne nuk jemi NJË?!”.

100 minuta nuk mjaftuan për tu bërë bashkë, si dikur! Priten ditë të vështira për koalicionin qeverisës, ndërkohë që Opozita po përgatitet për të rrethuar kryeministrinë siç u ka premtuar demokratëve.

 

SHKARKO APP