100 raste të reja me sëmundje seksualisht të transmetueshme

Në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta për sa i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Paçka se rastet janë në rritje, sensibilizimi për këtë çështje kaq delikate është i pakët. Mjeku infeksionist në QSUT, Arjan Harxhi shprehet për Report Tv se vitin e kaluar janë ekzaminuar mbi 100 raste me infeksione SST, të cilat kryesisht vijnë si pasojë e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

”Mungojnë raportimet e sakta, në lidhje me ato që ju i quajtët sëmundje seksualisht të transmetueshme. Sëmundja më madhore, apo infeksioni më madhor, është infeksioni I HIV/AIDS. Edhe pse themi që Shqipëria është një vend me prevalencë të ulët, trendi është në rritje. Në këto vitet e fundit, ka çdo vit mbi 100 raste të reja me infeksion HIV/AIDS. Një infeksion tjetër i pranishëm, me numër rastesh në rritje është sifilizi”, shprehet Arjan Harxhi.

Në një kohë ku antibiotikët sa vijnë e po bëhen më rezistentë ndaj infeksioneve, ekzaminimi në kohë i tyre është mjaft i rëndësishëm. Mjeku Harxhi bën apel veçanërisht për gratë shtatzënë të cilat duhet të kryejnë domosdoshmërish testet.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Përgjithësisht infeksionet virale janë të patrajtueshme. Për shembull HPV, nuk trajtohet. Për shumë nga këto infeksione mund të ketë trajtime, por mbetet problem shfaqja e rezistencës. Përshtypja ime si specialist është që edhe në Shqipëri mund të kemi probleme me rezistencën ndaj antibiotikut të këtyre infeksioneve. Kemi pasur vjet 3 raste me sifiliz te gratë shtatzëna, duke i bërë apel atyre apo edhe mjekëve që i kontrollojnë për të kryer të gjitha ekzaminimet”, tha Arjan Harxhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?