100 të rinj nga Ballkani mblidhen në Tiranë

Tirana është kthyer këtë vit në kryeqendër e politikës Europiane. Rreth 100 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, janë bërë bashkë në Tiranë. Programi “Perspektiva e të rinjve”, në kuadër të “Reload 2”, mbahet në Tiranë në datat 16-17 nëntor, me në fokus diskutimet për mjedisin, zhvillimin ekonomik, integrimin në BE dhe rolin e tyre në komunitet.

Të rinjtë nga i gjithë rajoni, diskutojnë mbi mundësitë për të hartuar strategji të përbashkëta, si dhe të diskutojnë drejtpërdrejtë me politikëbërësit. Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 është i financuar nga BE me qëllim forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesin e integrimit në Union për këto vende.

Projekti synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë, për të pasur më shumë rol në vendim-marrje, në mënyrë që të imponojnë në politikbërje për një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?