100-vjetori i ndarjes, Bashkia e Tiranës kurora me lule tek shtatorja e Ismail Qemalit

Me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës vendosi në nderim të Tij buqeta me lule pranë shtatores së Ismail Qemalit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë nderimi i personaliteteve më të larta të vendit, roja e nderit e Bashkisë së Tiranës u vendos pranë monumentit.

Kryebashkiaku Veliaj shkruan se në nder të autorit të pavarësisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, sot do të vendosen lule në monumentin e tij dhe aktivitete në të gjithë Tiranën për të kujtuar veprën e plakut të urtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”100 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit, autor i pavaresise dhe themeluesi i shtetit tonë modern! Sot lule në monumentin e tij dhe aktivitete në të gjithë Tiranën për të kujtuar veprën e plakut të urtë. Rroftë Shqipëria”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?