100 vjetori nga vdekja e Ismail Qemalit, Ruçi: I përjetshëm sepse e përjetshme është Shqipëria

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte sot në Vlorë në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemalit, organizuar nga bashkia e qytetit të Vlorës.

Në homazhet dhe veprimtaritë e organizuara me këtë rast, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deputetët e qarkut të Vlorës, Edmond Leka dhe Vullnet Sina, ish-zëvëndëskryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj; konsulli i Nderit i Austrisë në Vlorë, Arben Malaj, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ervis Moçka dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare etj.

Ruçi vendosi një kurorë në memorialin e Ismail Qemalit. Kryetari i Kuvendit dhe personalitetet shtetërore që e shoqëronin bënë një vizitë edhe në Muzeun e Pavarësisë. Në librin e përshtypjeve të Muzeut, Ruçi la këtë shënim: “Nderim Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar! Ismail Qemali është i përjetshëm sepse e përjetshme është Shqipëria!”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tre janë momentet vendimtare që shpëtuan Shqipërinë”,-deklaroi para gazetarëve Kryetari i Kuvendit: “Shpallja e Pavarësisë nga plaku i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, Ismail Qemali, themeloi shtetin e pavarur shqiptar; Kongresi i Lushnjës, i cili vitin që vjen mbush një shekull, ndërtoi arkitekturën e shtetit shqiptar, rilindi ndërgjegjen politike dhe sanksionoi Shqipërinë parlamentare; Lufta e Vlorës shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe u preu rrugën orekseve ekspansioniste të fqinjëve për gllabërimin e trojeve të saj. Dy nga këto tre ngjarje ndodhën në Vlorë dhe për këtë të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?