100 zjarrfikës janë në terren, del jashtë kontrollit zjarri në Prespë

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, prej kësaj të marte kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i bashkisë, Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka përfshirë parkun.

Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës. Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri ndaj edhe për Kolevskin kjo mungesë ka sjellë rëndimin e situatës. Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?