1000 euro për të kaluar kufirin, arrestohen 2 mashtruesit në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të mashtrojnë 4 shtetas që vinin nga vendet e treta.
Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë një; 29 vjeçar me inicialet B.B, dhe një shtetas tjetër me inicialet I.L 24 vjeç, të dy këta nga Tirana pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ata akuzohen se kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë kundrejt shumës kundrejt shumës 1000 euro.
Njoftimi i plotë i policisë:
Goditet një tentativë e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, 2 në prangaSpecialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve.
Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

