102 vjet Shqiperi e pavarur

Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojnë drejt Vlorës, ndërsa kryetari i PD-së njëkohësisht dhe kreu i bashkisë së Tiranës do të jetë pjesëmarrës në ceremonitë që do të zhvillohen në kryeqytet.

Në Vlorë në orën 10: 00 Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar do të jenë në ceremoninë e ngritjes se Flamurit dhe vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë

Në Krujë, në orën 12:30 Presidenti do të jetë në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës (Salla e Trashëgimise) do të zhvillojë Kuvendin “Historia i flet se ardhmes”

Në Tiranë, në orën 18.30 Presidenti do te dekoroje figura te shquara historike ne Pallatin e Brigadave

Në Tiranë në orën 19.30 Presidenti do të japë pritjen për nder të Festës së Pavarësisë në Hotel Sheraton, si dhe do të mbajë fjalimin e rastit.

Aktivitetet e organizuara në Tiranë nga Bashkia

Ora 10.00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ora 11.00 – Homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit

Ora 11.00 deri 13.00 – Kupa “Pavarësia” në danse – aerobi

Ora 16.00 – Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit

Ora 11.00 deri 13.00 – Kupa “Pavarësia” në danse – aerobi

Ora 18.00 – Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.

Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” – teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta)

SHKARKO APP