103 ditë protestë – Banorët e “Astirit” bllokojnë rrethrrotullimin tek ish-“Shqiponja”

Banorët e Astirit vazhdojnë protestën e tyre maratonomake, teksa e sotmja është protesta numër 103 e tyre. Ata kanë dalë sërish pasditen e sotme në rrugë duke kërkuar anulmin e projektit të Unazës së Re, pasi sipas tyre është korruptiv dhe dëmton pronat dhe bizneset e tyre.

Por ndryshe nga mbrëmjet e tjera, ata të udhëhequr nga opozita, kanë zbarkuar tek rrethrrotullimi tek ish-“Shqiponja”, ku shprehen se tashmë janë bërë një familje e vërtetë me njëri-tjetrin dhe nuk do të ndalen deri në anulimin e plotë të projekti. Në protestë marrin pjesë edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së.

https://www.facebook.com/384323578973752/videos/325468091408169/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?