103 pemë për 103 vjetorin, fëmijët sensibilizojmë për festat

 

Fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti, në të tilla festash. Ata përgatitem gjithmonë disa ditë më para, duke filluar që me aktivitet që kanë në shkollë me rastin e 28-të dhe 29-të Nëntorit. Këtë vit si simbolikë të festimeve, fëmijët kanë përcjell një mesazh ndryshe, duke punuar. Pranë Kodrës së Madhe tek varrezat e Dëshmorëve, fëmijët e Tiranës do të mbjellin 103 pemë me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë.

Organizatorët e kanë quajtur këtë si një veprim që jep më shumë mesazh, sesa thjeshtë disa orë aktivitet me këngë e valle. Kjo nismë vjen si shenjë e ruajtjes të kujtesës së përbashkët, duke nisur kështu hapjen e sezonit të mbjellave nga nisma vullnetare “Mbill pemën tënde”. Nga nesër, vazhdon dhe përhapet në të gjithë Shqipërinë.

“Në të gjitha aksionet e tjera e në vazhdim, nisma ka si qëllim të edukojë mbjelljen e pemëve përmes fëmijëve. Këto pemë do të mbillen nga fëmijët e Tiranës ne fëmijët e fshatit SOS”, thuhet në njoftim. Të gjithëve u është lënë si detyrë që t’i vendosin pemëve emrin e tyre përmes një etiketoje. Gjithashtu, ata do të vendosin edhe emrin e një njeriu të dashur.

 

R.Shtylla

SHKARKO APP