103-vjetori i Pavarësisë bashkon Nishanin e Ramën në Vlorë. PD feston në Tiranë

 

Ceremonia e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës, mblodhi në qytetin bregdetar pak minuta pas orës 10:00 Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, zv.kryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj, kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe drejtues të tjerë të lartë të vendit.

Krerët e Shtetit vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe pasi përshëndetën qytetarët e grumbulluar në shesh, vijuan me agjendën e festimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, thuajse në të njëjtën orë, në Tiranë drejtuesit më të lartë të opozitës i qëndruan traditës së vendosur prej tyre duke përkujtuar më 28 Nëntor Pavarësinë dhe Çlirimin. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike nderuan dëshmorët duke vendosur kurora me lule dhe përulur para tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?