104 milion lekë për automjete, autoambulanca dhe autoburg! Hapen tenderët

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderat për blerje automjetesh në një vlerë të përgjithshme rreth 104 milion lekë.

Referuar shpalljeve të bëra në Agjencinë e Prokurimeve Publike, parashikohet blerje autoveturash me kalueshmëri të ulët dhe me kalueshmëri të lartë, mikrobuz (8+1vende), autoambulancë dhe autoburg për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kamionçinë për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve qeveritare, automjete për aparatin e Minsitrisë së Brendshme si dhe automjete për Agjencinë  përZhvillimin Bujqësor dheRural.

Tenderët janëtë hapur për oferta deri me 1 nëntor 2019.

SHKARKO APP