104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Atdhetarët lanë ndasitë dhe u bënë bashkë për interesin kombëtar

Presidenti Bajram Begaj përkujton sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. “Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, u shpreh kreu i shtetit.

Postimi i plotë

Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.

Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.

Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!

SHKARKO APP