106 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Nga: Saimir Kadiu

Isa Boletini, nje nga figurat qendrore te Pavarsise se Shqiperise do te vritej 106 vjet me pare me 23 janar 1916 ne Podgorice nga xhandaret malazeze. Bashke me te u shuan edhe 2 djemte dhe tre niperit e tij. Ne vitin 1958 eshte botuar ne New York libri i Milovan Gjilasit “Land Without Justice” (Tokë pa drejtësi) ose “Zemlja bez pravde” ne original.

Milovan Gjilas ( 1911-1995) ishte nje komunist malazez, nga me te njohurit e Partise Komuniste te Jugosllavise dhe pas luftes dhe ardhjes ne fuqi pte Titos u be edhe zevendes Kryeminister i Jugosllavise. Disa vite me pas ai do grindej me Titon dhe do te fillonte te behej nje kundershar politik i tij.

Ne librin e siperpermendur ai rrefen edhe vrasjen heroike te Isa Boletinit, te cilin e mposhti vetem tradhetia dhe pabesia. “Beteja me luftëtarët e Isës nuk zgjati shumë, megjithë heroizmin e marrë të shqiptarëve. Goditja shtriu për tokë udhëheqësin dhe njerëzit e tij më besnikë. Luftëtarët që kishte pranë u shuan deri tek i fundit, të tjerët u shpërndanë. Vetë Isa Boletini u vra. Por përpara se të rrëzohej, ai luftoi me trimëri të madhe dhe për një kohë të gjatë, deri sa mbeti i vetëm në rrugën e hapur.

I plagosur, u ngrit në gjunjë dhe, duke qenë i pafuqishëm për të mbajtur pushkën, qëlloi me revolver, të paktën sa për të marrë një jetë në shkëmbim të jetës së tij. Babai u turr drejt tij dhe shqiptari i egër e mbështeti revolverin në krahun e majtë. Por nuk pati kohë ta shkrepë, sepse një ushtar e kishte vënë në shënjestër dhe ai ra. Babai i shkoi me vrap pranë dhe Isa i hodhi një vështrim me sytë e mëdhenj, të kuq si gjak, tha diçka në gjuhën e vet që babai nuk e kuptoi dhe mori frymë për herë të fundit. Babai i mori Mauzerin e madh me dorezë prej argjendi dhe e ruajti si kujtimin më të çmuar.

Nuk duhet t’ju duket çudi që ne fëmijët mbajtëm zi për Isa Boletinin. Edhe babai mbajti zi, ndonëse ndihej krenar që ai ishte vrarë nga ushtarët e grupit të vet. Ishte një keqardhje e veçantë, më tepër ishte një ndjenjë adhurimi për një hero të patrembur të Shqipërisë së egër, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur dhe në një rrugë të zbrazët, pa kërkuar as lëmoshë e as falje, por në këmbë dhe pa mbrojtje. Në keqardhjen tonë ishte edhe ky adhurim. Nëse dikush duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte si Isa Boletini. Le të kujtohet, të paktën nga ata që e kanë parë dhe dëgjuar.”

Nikolla Gjilas, babai i Milovan Gjilasit, vrasesi apo pergjegjesi i vrasjes se Isa Boletinit u vra ne vitin 1943. Sipas Gjilasit “babai i tij u vra nga fashistet shqiptare”. Djali i Isa Boletinit, Adem Boletini u vra disa muaj me pas ne nentor 1943 ne Shkoder nga nje njesit guerril i qytetit i drejtuar nga Vasil Shanto. Nuk ishte thjesht nje atentat ndaj nje oficeri qe ruante rendin ne Shkoder, por ishte vrasja e rradhes se nje Boletini.

Boletinet ishin vrare vetem nga serbo-malazeset deri atehere…
Koincidence apo ndonje atentat i planifikuar dhe i kordinuar me komunistet malazeze (te cilet kishin marredhenie shume te ngushta me bashkepatriotet e tyre shqipfoles ne Shkoder) ne shenje hakmarrjeje per vrasjen e babait te Gjilasit? Deri me sot nje gje e tille nuk eshte konfirmuar. Eshtrat e Isa Boletinit u kthyhen ne Mitrovice ne vitin 1998, pasi varrezat myslimane të Podgoricës u rrafshuan dhe për 17 vite qëndruan në thasë sepse familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhet me ceremoni ushtarake në fshatin Boletin. Ceremonia zyrtare e rivarrimit te tij u be me 10 qershor 2015.

SHKARKO APP