Burrë e grua preken nga koronavirusi, ishin komshinj të 77-vjeçarit që humbi jetën në Durrës

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 16 raste të reja duke shkuar në 377 numri i të prekurve në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 2 raste të reja me koronavirus në Durrës duke e çuar në 38 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Mësohet se të prekur janë burrë e grua 37 dhe 39 vjeç, të cilët jetojnë në të njëjtin pallat me 77 vjeçarin që ndërroi jetë disa ditë më parë nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?