108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Ministrja Xhaçka: Ndihem krenare!
Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar në profilin e saj në Facebook një video. Xhaçka shkruan se ndihet krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë.
Postimi i plotë i Xhaçkës:
Në 108 vjet Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptarët si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatët tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë”, shkruan Ministrja Xhaçka, në një status në rrjetet sociale.
Ajo shton se, “ka ende shumë punë për të bërë, por është fakt që FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë”.
Ministrja e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për këdo që ka kontribuuar për FA. “Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO.