108 vjetori i Policisë Shqiptare, Maliqi: Përulja ime shkon për të gjithë efektivët e rënë në krye të detyrës

Deputeti Lefter Maliqi ka përkujtuar 108 vjetorin e Policisë Shqiptare, teksa nderon pa asnjë rezervë figurën e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Dhe në veccanti, thotë Maliqi, përulja shkon për të gjithë Efektivët e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

Mesazhi i Lefter Maliqit

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse prej vitesh jam pjesë e Politikës, ‘këpucët’ e para që kam veshur e i kam mbajtur gjatë, kanë qenë ato të Policisë së Shtetit.

Këtë 108-vjetor të Policisë së Shtetit, dua të nderoj pa asnjë rezervë figurën e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Rezervat i kam për zyrtarë e qeveritarë që nuk kanë ditur e dashur ta trajtojnë dhe orientojnë Policinë e Shtetit aty dhe ashtu siç i ka hije.

Lufta ndaj krimit, drogës, siguria publike etj., mbeten sfidat e uniformave blu.

Unë më shumë se kushdo, që kam qenë i nderuar që kam mbajtur disa detyra ndër vite si; shef policie, shef rendi, shef i Policisë Kriminale, shef Komisariati, Pedagog në Akademinë e Policisë, nga Shkodra në Gjirokastër, duhet të theksoj fortë vështirësitë me të cilat përballet një punonjës Policie sot.

Vlerësimi im sot, shkon për figurën dinjitoze, për atë që mban uniformën e Policisë së Shtetit ndershmërisht, dhe jo atë që përlyhet me palën të cilën duhet ta luftojë e prangosë.

Në veçanti sot, përulja ime shkon për të gjithë Efektivët e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

Le të reflektojmë të gjithë bashkë, të paktën në përvjetorë si këta, më shumë se një shekullor…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?