11 kryetarë degësh kundër Bashës, Bardhi: Do shkarkohen

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në konferencën me gazetarët, ndër të tjera tha se 11 kryetarë degësh dolën kundër 18 dhjetorit.

Ai përmendi kryetarët e degëve të Tropojës, Shijakut, Tiranës dega 3.1 dhe 9, Paskuqani, Kolonja, Vlora dhe Fushë-Kruja, për të cilët tha se do të shkarkohen.

Gazment Bardhi mbajtjen e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha e quajti “tubim”, pasi sipas tij në mbledhje do mungojë çdo organ vendimmarrës i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri Sali Berisha më herët ftoi të gjithë delegatët e partisë të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, në “Air Albania”, ku ka kërkuar që të vijnë edhe ata që kanë një mendim ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?