11 muaj nga krijimi i OFL-së, ende as një pronë e konfiskuar
Operacioni Forca e Ligjit, nisi punën me një qëllimin për hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave, që paratë dhe pasurinë e kanë vënë përmes krimit. Në 11 muaj operacion, të dhënat zyrtare flasin për 1503 pasuri, për të cilat është kërkuar sekuestro. Nga hetimet e OFL-së për këto pasuri, ka rezultuar se 542 prej tyre janë në pronësi të lidhjeve familjare, miqësore apo shoqërore të individëve që po verifikohen.
Të provosh se një pasuri është vënë nga trafiqe të jashtëligjshme, duket se nuk ka qenë një punë e lehtë dhe këtë e pohon edhe një nga drejtuesit e strukturës së OFL-së. ”Fillimisht hetimi nxori problematika. Siç ishin për shembull analizat financiare që duheshin bërë, në mënyrë që kur t’i të konkludosh që kjo pasuri ka dyshime, që është e jashtëligjshme ti duhet të analizosh çdo komponent të kësaj pasurie”, shprehet Gentian Ndoi, drejtues i njësisë “E” në OFL.
SPAK ka gjetur në jo pak hetime gabim në veprimet e OFL-së, duke hequr sekuestrot e kërkuara në plot 38 raste, ose e thënë ndryshe për 128 pasuri në total. Referuar të dhënave të siguruara nga OFL, në mbi 1500 pasuri për të cilat është kërkuar sekuestro, 784 janë pasuri të paluajtshme. Dhe këtu listohen jo vetëm banesa, por parcela truall, parcela pyll, vreshta, kullota, ranishte dhe 9 pyje.
Në 475 pasuritë e paluajtshme, bien në sy 7 mjete të blinduara e më pas mjete të tjera deri tek furgonat, autobusët e ekskavatorët. Vetëm në 14 raste, personat e vënë nën hetim kanë preferuar ti ruajnë paratë në llogari bankare. Kemi një numër të lartë pronash të sekuestruara. Deri më tani janë 530 të tilla. Manaxhimi i pasurive është një proces që del jashtë OFL-së. Me të merret agjencia e pasurive të sekuestruara.