11 parti kanë paraqitur kërkesën për të garuar më 6 mars, KQZ pritet t’i miratojë sot! Nesër kërkesat për koalicione
11 forca politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit. Sot pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë kërkesat e tyre përderisa nuk ka asnjë njoftim për kthim dokumentacioni në këtë institucion.
Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.